ATHINË

Autoritetet greke kanë njoftuar sot rritjen e incidencës  së koronavirusi , me një total prej 1 240 raste të reja në vend, nga të cilat 14 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e hyrje të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 126 372. Ndërkohë që  550 pacientë janë të intubuar, 755 pacientë të tjerë janë liruar nga spitalet.

Njëherësh, duhet thënë që në 24 orët e fundit janë regjistruar  98 vdekje të tjera duke shkuar në 3 785 vdekje gjithsej në vend, për shkak të vitrusit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb