Gjithsej 110 raste të reja të koronavirus u njoftuan sot nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) ,  në Greqi, nga të cilat 9 u identifikuan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

60 raste janë regjistruar në Greqinë Veriore , kryesisht nga dy shpërthime: 24  në një  fabrikë mishi në Kavala dhe 36 në Selanik .

Nga rastet në Selanik, 14 vijnë nga një dasmë dhe 6 nga inspektimet e kryera në dyqanet e riparimit të makinave.

Ndërkohë që 19 raste janë regjistruar në Attica . Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në  4587.

10 pacientë trajtohen nga intubacioni, 128 pacientë janë larguar nga ICU . Ndërsa nuk ka raste vdekjesh, duke ngelur tek shifra 206.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb