Janë konfirmuar 121 raste të reja me koronavirus në Greqi.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se 121 raste të reja mee Covid-19 janë konfirmuar sot në shtetin grek.

Rastet janë konfirmuar nga ana e Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY). Pesë raste të reja janë zbuluar në portat e hyrjes.

Në të njëjtën kohë, 13 pacientë janë intubuar në ICU, ndërsa nuk ka njoftime për vdekje të reja në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve në të gjithë Greqinë i personave të infektuar me Covid-19, është 4855.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb