Jo pak, por 150 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Greqi, nga të cilat 17 u identifikuan pas kontrolleve në portat  hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve  është 7222. Shifrat  janë bërë  publike nga  nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Në të njëjtën kohë, 23 pacientë janë në ICU, ndërsa konfirmohen edhe dy vdekje të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 230 vdekje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb