Autoritetet greke njoftuan sot për 151 raste të reja të koronavirusit në vend, nga të cilat 7 janë zbuluar pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 5,270 dhe 54,6% e rasteve janë burra. 14 pacientë me moshë mesatare 70 vjeç po trajtohen të intubuar, ndërkohë që 129 pacientë janë larguar nga ICU.

Mësohet se 17 raste të reja me COVID-19 janë nga një dasmë në Alexandroupolis, nga e cila ishte raportuar 50 raste të tjera më herë.
Fatmirësisht nuk janë regjistruar vdekje të tjera, ndërsa numri total i tyre është 210.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb