Regjistrohen 1,526 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY, konfirmoi sot 9 nga këto raste u zbuluan pas kontrolleve në portat hyrëse të këtij shteti. Numri i përgjithshëm i rasteve është 166067.

Gjithashtu u konfirmua se 277 pacientë po trajtohen të intubuar. EODY konfirmoi sot edhe 20 vdekje të reja nga sëmundja COVID-19, duke arritur 6017 vdekje në total në vend.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: