Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi konfirmoi sot se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2219 nga të cilat 21 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 199,496. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 70 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 449. Që nga fillimi i pandemisë, 1389 pacientë janë lëshuar nga ICU. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 35, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 6,632 vdekjeve janë regjistruar në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: