ATHINË

Janë konfirmuar 230 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Greqi.

Këto raste janë konfirmuar nga ana e Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik.

Nga këta raste, 27 janë zbuluar në portat e hyrjes. Ndërkohë, 23 pacientë trajtohen të intubuar, kurse 136 janë larguar nga ICU.

Nga EDOY bëhen publike edhe  3 vdekje të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, duke shkuar kështu numri në 226 viktima nga coronavirusi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb