ATHINË

Autoritetet në Greqi njoftuan sot për 359 raste të reja  të koronavirusit në Greqi gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilat 64 në lidhje me grupe të njohura dhe 39 të identifikuara në kontrollet në portat hyrëse në vend.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i rasteve është 14738.

Ndërkohë, 71 pacientë trajtohen në intubim dhe 177 pacientë janë liruar nga spitali.

Njëherësh sot janë bërë publike edhe 2 vdekje të tjera të regjistruara,  duke shkuar numri në 327 vdekje gjithsej në vend.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb