Dy raste të reja të koronavirusit në Greqi u njoftuan të hënën pasdite. Numri i përgjithshëm i rasteve është 2.918, nga të cilat 55.1% janë burra. Vdekjet në 24 orët e fundit të pacientëve me COVID-19 janë 4, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 179 vdekje.

Mosha mesatare e pacientëve që kanë vdekur është 76 vjeç, ndërsa numri i pacientëve të trajtuar nga intubacioni është 12. Ndërkohë numri i rasteve gjithsej është 2918.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: