ATHINA

Autoritetet në Greqi njoftuan sot 482 raste të reja të koronavirusit në vend, nga të cilat 46 shoqërohen me shpërthime të njohura dhe 19 u zbuluan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

Me rastet e shtuara, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 24 932.

Njëherazi sot u identifikuan edhe 83 pacientë që trajtohen të intubuar, ndërkohë që 256 pacientë janë liruar nga spitalet.

Sot janë regjistruar gjithashtu edhe 10 vdekje të tjera, duke shkuar në 500 vdekje gjithsej në vend për shkak të koronavirusit.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb