ATHINË

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY, konfirmoi sot 484 raste të reja të infeksionit të ri të koronavirusit (COVID-19),nga të cilat 10 u identifikuan pas kontrolleve në portat e hyrjes së vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 156 957. Ndërsa, sot 255 pacientë trajtohen të intubuar, 1113 pacientë të tjerë janë larguar nga institucionet shëndetësore, që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu sot u konfirmuan edhe 17 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 5 796 vdekje në total në vend.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb