Autoritetet greke konfirmuan sot 667 raste të reja të koronavirusit në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve është 26469. Ndërkohë që 87 pacientë po trajtohen të intubuar, 260 të tjerë janë liruar nga ICU.

Sot janë publikuar edhe 8 vdekje të tjera duke shkuar numri në 528 vdekje gjithsej në vend. Dje u raportuan 438 me koronavirusin e ri në vend, çka tregon se numri i të prekurve është rritur ndjeshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: