Shtatë raste të reja kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në veri të Kosovës. Ky lajm sot u konfirmua nga epidemiologu Aleksander Antonijeviç. Mësohet se 4 prej të infektuarve jetojnë në veri të Mitrovicës, ndërkohë 2 në Zveçan dhe 1 është nga Zubin Potoku.

Mjeku Antonijeviç bëri me dije se 3 persona nga COVID-19. Nga data 12 mars deri më 14 prill në veri të Kosovës janë testuar 514 njerëz.

Kujtojmë se numri në total i të infektuarve në veri të Mitrovicës është 27, ndërkohë që një person ka humbur jetën. Ndërkohë në Zveçan ka 15 raste, 6 në Leposaviç si dhe 9 nga Zubin Potoku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb