Nga mëngjesi i së enjtes dhe brenda disa orësh në Greqi janë regjistruar dy të vdekur nga koronavirusi. Një 87-vjeçar në Halkidiki dhe një 82-vjeçar në Selanik.

87-vjeçari u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm të Halkidiki dhe kishte disa probleme shëndetësore. Ndërsa 82-vjeçari u shtrua në spital në ICU të AHEPA që nga 2 gusht, me sëmundje themelore si gastriti dhe prostata. Me dy vdekjet e reja, numri i të vdekurve në Greqi ka shkuar në 218.

Njerëzit e intubuar janë trefishuar në 12 ditë. Raportet e ditës së djeshme me 262 raste pozitive, nga të cilat 151 të regjistruara në Atica dhe Selanik janë quajtur dramatike.

Sipas profesorit të epidemiologjisë, Tsieoforad, nëse nuk merren masa, vendi mund të arrijë në 1000 raste në ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: