Europa League ka mësuar 4 gjysmëfinalistet e këtij edicioni. Manchester United, Arsenal, Roma dhe Villareal arritën të kualifikohen nga çerekfinalet.

Manchester United mori një fitore komode 2-0 ndaj Granadas duke mos pasur probleme për kualifikimin, njëjtë dhe për Villareal që fitoi edhe ndeshjen e dytë me rezultatin 2-1 ndaj Dinamo Zagreb.

Në Çeki, Arsenal dhuroi spektakël duke fituar 0-4 ndaj Slavia Pragas e cila në Londër e surprizoi duke i marrë barazim. Topçinjtë ishin të pandalshëm pasi vetëm në 6 minuta arriti të shënojë tre gola, kurse të katërtin e vulosi Lacazette në të 77.

Roma nga ana tjetër arriti të marrë një barazim me aromë kualifikimi në ‘Olimpico’ ndaj Ajax. Holandezët shënuan të parët me Brobbey në fillim e pjesës së dytë, por në minutën e 72’ Dzeko qetësoi të tijët.

Tashmë gjysmëfinalet do të jenë Manchester United-Roma dhe Arsenal-Villareal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb