“Netflix” ka konfirmuar datat e publikimit të episodeve të sezonit të pestë të serialit të shumëkërkuar, “La Casa de Papel”.

Po ashtu, gjiganti i transmetimit të filmave, ka bërë publike dhe një “trailer” të shkurtër të serialit të pestë, i cili do të jetë dhe i fundit.

Sipas njoftimit, sezoni i pestë do të ndahet në dy vëllime.

I pari do të shfaqet më 3 shtator 2021, ndërsa vëllimi i dytë do të jetë në dispozicion të publikut më 3 dhjetor të këtij viti.

Më poshtë mund të gjeni “trailer-in” e serialit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb