Nëse kishte dyshime, ato janë shuar përfundimisht. Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali që në merkaton e janarit. Konfimimi ka ardhur nga trajneri Unai Emery, edhe ky në ikje. “Kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe për këtë arsye na nevojitet një lojtar si Xhaka.

Xhaka Bd9ace92bcf3410f23f0c21d19e33dcdebac4daeb4a62f711088 1920x1080
Xhaka Bd9ace92bcf3410f23f0c21d19e33dcdebac4daeb4a62f711088 1920×1080

Por nuk e di nëse do të luajë akoma me ne. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të na ndihmojë”, ka thënë Emery, duke zyrtarizuar fundin e aventurës së futbollistit me origjinë shqiptare në Londër. Xhaka u la jashtë skuadrës që pas përplasjes me tifozët në ndeshjen kundër Crystal Palace. Arsenali i hoqi shiritin e kapitenit, ndërsa mesfushori ka kërkuar largimin. Të shumta janë ofertat, ndërsa ka marrë shumë kuota transferimi i tij te Milan në Serie A.
(balkanëeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: