TIRANE

Prej disa muajsh përflitet për një lidhje mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj. Thashethemet e para në fakt, nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta.

Mesa duket hsitoria e tyre e dashurisë u konfirmua me anë të një video të siguruar nga MCN Radio, ku Jonida Maliqi shihet shumë pranë Romeos. Ata ndodhen në pishinë, të përqafuar dhe duke kaluar disa momente vërtet romantike të filmuara këto ditë të nxehta.

Dy vite pas deklarimit të divorcit nga partneri prej 17 vitesh, Gent Prizreni, këngëtarja Maliqi ka hyrë në një episod të ri në jetën e saj.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb