Rezulton pozitiv rasti i parë me Covid 19 në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një shtetase ukrahinase, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë.

Prej 7 muajsh ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.

Bluzat e bardha, si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundëshme.

Ndërkohë, gazetarja Shpresa Dine mëson se ukrainasja kishte shkuar në Sarandë me një mikun e vet nga Patosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb