Konfirmohet rasti i tretë me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për një të ri nga Boston, tek të 20-at. Sipas zyrtarëve amerikanë, djali kishte udhëtuar pak ditë më parë në Wuhan, qyteti kinez ku u shfaq për herë të parë virusi.

Ky fakt u bë publik dhe nga Departamenti i Shëndetit Publik në Masaçusets dhe Komisioni i Shëndetit Publik në Boston, të cilat u vunë në dijeni nga Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve.

24175580 7956097 Image A 51 1580584043405 780x439
24175580 7956097 Image A 51 1580584043405 780×439

Pas kthimit të tij në Masaçusets, mësohet se i riu kishte kërkuar trajtim mjekësor. “Prioriteti ynë nuk është vetëm të mbrojmë dhe informojmë banorët e Bostonit, por edhe ta ndihmojmë këtë njeri të vazhdojë të rimëkëmbet. Ne jemi të kënaqur që ai po shkon mirë”, tha Drejtoresha Ekzekutive e Komisionit të Shëndetit Publik Boston, Rita Nieves.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb