AUSTRALI

Channel Seven në Australi ka konfirmuar panelin e jurisë për spektaklin e talenteve “The Voice Australia 2022”.

Të dielën, kanali televiziv zbuloi se të katër trajnerët – Guy Sebastian, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Rita Ora – do të rikthehen vitin e ardhshëm sërish pasi shkaktuan rritje të madhe të nivelit të spektaklit shkruan DailyMail.

Përkundër spekulimeve që muzikantja me origjinë shqiptare Rita, 30 vjeçe, nuk do të nënshkruante kontratën për një sezon të dytë, ajo konfirmoi se në fakt “mezi pret” të kthehet dhe të ribashkohet me “familjen e saj të zgjeruar” vitin e ardhshëm.

“Unë absolutisht e dua Australinë dhe është një privilegj të jem pjesë e një shfaqjeje të tillë që të ndryshon jetën”, tha ajo për The Daily Telegraph.

“Artistët fenomenalë këtë vit më tronditën mendjen, veçanërisht talentet e ekipit tim. Anëtarët e tjerë të jurisë janë si një familje e zgjeruar dhe me të vërtetë pres që të kthehem së bashku për të zbuluar superyllin tjetër të ‘The Voice’”, tha Rita.

Thashethemet u përhapën kohët e fundit se Rita do të tërhiqej nga pozicioni i saj në shfaqje, madje flitej se ish-trajnerja Delta Goodrem do të zinte vendin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb