Pentagoni ka njoftuar se do t’i financojë Ukrainës një paketë sigurie prej 2.5 miliardë dollarësh, duke përfshirë për herë të parë automjete të blinduara Stryker dhe ato Bradley, për të luftuar Rusinë.

Kjo paketë është e dyta më e madhe që SHBA po jep për Ukrainën. Deri më tani, Uashingtoni ka dhënë 26.7 miliardë dollarë për Ukrainën që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të 2022.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken gjatë një deklaratë është shprehur se: SHBA do vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Ne kemi parë solidaritet të jashtëzakonshëm nga aleatët dhe partnerët tanë, duke përfshirë sot Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës dhe ne përgëzojmë më shumë se 50 vende që janë bashkuar për të dhënë kontribute të rëndësishme për të mbështetur Ukrainën. Vetëm Rusia mund t’i japë fund kësaj lufte sot. Derisa ta bëjë këtë, ne do të qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të nevojitet.

Paketa e fundit përfshin 90 transportues të blinduar të personelit Stryker dhe 59 automjete të tjera luftarake të këmbësorisë Bradley. Ndërsa paketa e mëparshme përfshinte 50 automjete luftarake Bradley, duke e çuar totalin e dhënë në më shumë se 100.

Blinken po ashtu ka folur për sulmet infrastrukturore të Rusisë, të cilat kanë lënë pa energji elektrike miliona ukrainas në mes të dimrit, teksa ka dënuar sulmet brutale të Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb