Zëdhënësi i grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS) konfirmoi vdekjen e numrit dy të organizatës xhihadiste i vrarë në muajin gusht nga një sulm ajror amerikan në Irak, bëhet e ditur nga një regjistrim i publikuar sot në rrjetet islamike.

Në muajin gusht Shtetet e Bashkuara njoftuan se numri dy i ISIS-it, Fadel Ahmad al-Hayali ishte vrarë më 18 të po të njëjtit muaj nga një sulm ajror amerikan pranë Mosulit në Irak ndërsa ndodhej në një automjet me një tjetër drejtues të organizatës xhihadiste.

“Amerika e ka përshëndetur lajmin e vdekjes së Abi Moutaz al-Qorachi duke e cilësuar si një fitore të madhe”, tha zëdhënësi i ISIS Abou Mohamed al-Adnani, duke e përcaktuar me një nga pseudonimet e tij të shumtë.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb