Ish konkurreni i ‘Për’puthen’ Albi Dhima është fejuar dhe ka publikuar foto nga ceremonia në rrjetet sociale ku shfaqet me partneren pak javë pasi konfirmoi lidhjen e tyre. Në foto shihet një ambient i zbukuruar me lule të bardha dhe një tabelë ku shkruhet: “Fejesa e Albit dhe Hyries”.

Ai konfirmoi pak javë më parë lidhjen e dashurisë për të cilën kishte muaj që përflitej. Ai fillimisht publikoi një postim në Instagram ku shihet me të në aeroport duke ia mbuloi portretin me një emoji.

Më pas, ai ka publikuar një foto romatike ku shihet përkrah vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Edhe pse identitetin vajzës ai ka vendosur mos ta bëjë publik, jo ai nuk ia ka fshehur më portretin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Lidhja e Albit u zbulua kohë më parë kur Alvisa Qarri ra pre e një sulmi kibernetik. Dikush i vodhi llogarinë e Instagram-it dhe madje i ka publikuar disa biseda private në Instastory. Mes tyre edhe një bisedë me disa fotografi ku shiheshin Alvisa, Bashkimi, Albi dhe një vajzë misterioze. Këta të dy ishin të kapur për dore teksa portreti i vajzës ishte i mbuluar.

Fotot ishin shkrepur më 31 dhjetor dhe ajo që habiti edhe ndjekësit ishte fakti se vetëm 2 ditë pas shkrepjes së kësaj fotografie Albi u deklarua për Alesian ndërsa dyshohet se ai mund të ketë qenë në një lidhje jashtë programit. Albi u largua nga “Për’puthen” single. Ish-konkurrenti ishte deklaruar për Alesian, e cila nuk bëri të njëjtën gjë për të dhe pasi gjërat nuk shkuan si duhet ai u largua nga programi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: