Edhe pse vetëm 26 vjeç, Myrto Uzuni po jeton një histori dashurie të konsoliduar. Vetëm 1 muaj më parë zbuluam se Uarda është partnerja e futbollistit shqiptar.

Do të duhej pikërisht ditëlindja e sportistit, që 20-vjeçarja të uronte publikisht partnerin, duke na lënë të kuptojmë se kjo marrëdhënie është në hapat e duhura. Nëpërmjet fjalëve të ëmbla ajo ka publikuar një foto të të dyve, ku shfaqen përqafuar. “Gëzuar ditëlindjen drita ime. Të dua pafund shumë”, ka shkruar Uarda, përkrah fotos me Uzunin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Lidhja e dy të rinjve ka nisur muaj më parë. Uarda është parë herë pas here, teksa poston foto nga Spanja, vend ky Uzuni luan. Ndonëse nuk kishin publikuar një foto së bashku, menjëherë u kuptua që bukuroshja ishte ajo që i kishte fituar zemrën futbollistit shqiptar. Është pikërisht 26-vjeçari ai që e mbulon me dhurata luksoze dhe romantike të dashurën e tij.

Një ndër dhuratat më të spikatura prej tij janë pikërisht një tufë e madhe me trëndafila dhe një dedikim që më së miri i shkon futbollistit tonë. “Je aq e bukur sa 1 gol në minutën e 94”, shkruan pusulla që Uarda ka publikuar në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb