Giorgio Chiellini është aktualisht është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Juventusin, por mesa duket bardh e zinjtë nuk do të heqin dorë lehtë nga ai.

Sipas mediave italiane Juventusi e ka bërë gati një kontratë të re për Giorgio Chiellinin. Paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në Kampionat Evropian kanë bërë që Juve t’ia ofrojë atij një kontratë të re njëvjeçare.

Sipas të përditshmes italiane “Calciomercato”, përfaqësuesi italian do të pranojë megjithatë pagë më të ulët. Kontrata e re do të nënshkruhet në ditët në vazhdim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: