Ka nisur seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese për konfiskimeve të pronave me VKM. Ndërkohë që më herët çështja është shtyrë nga anëtarët e Kushtetueses për çështjen e firmave të 2 deputetëve të cilët sot nuk janë me deputete, pasi kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa firmat u zëvendësuan me 3 firma të tjera.
Gjatë seancës avokati i deputetëve demokratë i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e VKM-së si të papërputhshëm me ligjin themeltar të shtetit.
“Në tërësi cenohet parimi i hierarkisë së normave, cenohet parimi i barazisë para ligjit, cenohet e drejta e pronësisë dhe e drejta për një proces të rregullt gjyqësor kërkojmë shfuqizimin e vendimit “për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik për objektet e ndërtuara pa leje si të papërputhshëm me Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Logu gjatë seancës.
Sipas tij “Çfarë ndodh me personat e tretë mund të kenë blerë një apartament në këto godina. Në qoftë se unë si qytetar i thjesht kam lidhur një kontratë sipërmarrje nuk kam detyrim të mbajë në kontroll ndërtuesin. Nuk mbahet në kontroll ndërtuesi. Aq më pak mund të themi nëse jam një qytetar që kam blerë një apartament dhe papritur marr vesh që gjithë godina është konfiskuar, përfshirë edhe apartamentin tim. Kjo në vlerësimin tonë e cenon në mënyrë flagrante të drejtën e pronësisë të qytetarëve që nuk kanë asnjë lloj faji pse një ndërtues mund të ndërtojë në shkelje të lejes së ndërtimit. Konfiskimi i gjithë godinës është një masë tërësisht jo proporcionale. Nuk mund të kemi konfiskim të të gjithë pasurisë por të produktit të veprës penale”.
Në seancën e datës 26 prill, Gjykata kërkoi shtyrën e seancës, pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë. Gazment Bardhi e cilësoi këtë një akt të paprecedente, pasi në historinë 32-vjeçare, ka mjaftuar për autorizim vetëm firma e Kryetarit të Grupit Parlamentar.
Sot 29 deputetet e PD kanë autorizuar avokatin Marash Logun për t’i përfaqësuar në seancë, autorizim që është pranuar nga anëtarët e Kushtetueses. Po ashtu deputetet kanë autorizuar edhe Gazment Bardhin dhe Dhurata Çupin, si përfaqësues të tyre në seancë.
DEBATE NE SEANCE
Bardhi: Bëhet fjalë për ndërtues që ndërtojnë për qëllime fitimi.
Kokona: duke marrë shkas nga përgjigja juaj dhe nga mënyra se si disponoj këtë shkresë. ka një mospërputhje mes faktit që kjo VKM i referohet një grupi specifik apo një grupi më të gjerë. Zoti Bardhi po i referohet fakti se kjo VKM ka si subjekte për zbatueshmëri të saj një grup të caktuar subjektesh. I referoheni një grupi të caktuar apo jo?
Bardhi: Nuk ka asnjë qëllim, përfitues të këtij VKM janë një grup oligarkësh që përfitojnë nga konfiskim i këtyre pasurive.
Holta Zaçaj: Ju tërheq vëmendje. Kur të dilni nga kjo sallë, keni të drejtën tuaj të flisni dhe të jepni mendimin tuaj. këtu respektoni etikën e gjykatës. Por anatemimet dhe epitetet….atë e dini ju. ne jemi këtu me sy dhe veshë që të merreni me thelbin e problemit. Kur të drejtoheni me njëri-tjetrin, mos të flasim me elementë që i përkasin politikës.
Bardhi: Unë nuk përdora fjalë jo fyese. Besoj se kolegia nuk u fye nga fjala ime. Nuk e di pse u shqetësuat ju. Është term që përdora. Kolegia më pyeti se kush përfiton. I thashë; oligarkia. S’ka term fyes këtu. Ju drejtova me shumë respekt.
Holta Zaçaj: Po mundohemi të sqarohemi!
Bardhi: Nuk kam mbaruar. S’po lejohem që të flas. Kam dëshirë, vullnet dhe të drejtë ligjore që të jap përgjigjet e mia. S’po përdor asnjë fyerje, kam të drejtën time për të dhënë përgjigje. përgjigja ime ishte; Po nga kjo VKM përfiton një kategori oligarkësh.
(BalkanWeb)