Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me aksionin e qeverisë ditën e sotme ndaj “Prestige Resort”.
Lubonja deklaroi se Rama ka kaluar në një pozicion si “vëllai i vogël i Erdoganit” duke menduar se ka një fuqi të ngjashme me liderin turk, ndërsa shtoi se kryeministri “mund të ketë humbur sensin e realitetit” si një arsyetim për veprimet që ka ndërmarrë.

“Në një vend normal edhe pse sipas raportit nuk jemi normalë, pas këtij raporti duhet të kishim një shqetësim të shprehur. Kjo nuk duhet të ishte vetëm në mendjen e Ramës por të çdo personi në shtet.

Prapë fakti që mungon kjo frikë edhe nga arbitri ndërkombëtar se opozitën e ka nxjerrë jashtë loje ai, intelektualët i quan kazanë, etj. Rama ka punuar për mbështetjen e ndërkombëtarëve që për ne janë shumë të rëndësishëm. Rama ka kaluar në një pozicion si vëllai i vogël i Erdoganit që ka axhendën e vetë. Ai është kritikuar nga italianët, nga SHBA, por megjithatë ai thotë se është i nevojshëm dhe bën presione. Kemi një imitim të Erdoganit dhe ai thotë se është po aq i fuqishëm sa ai. Kur u bë ky raport nuk kishte dalë rasti McGonigal, se do ishte dhe ai në raport.

Një hipotezë tjetër është se ky ka aq mbështetje nga jashtë sa nuk e çan kokën, ose ka humbur sensin e realitetit. Këtë do e tregojnë zhvillimet në të ardhmen, por duhet një reagim. Mos prisni nga Amerika o shqiptarë se gomarin e nxjerr i zoti nga balta”, tha Lubonja.

Nga ana tjetër publicisti Fahri Balliu ka komentuar një episod që ndodhi ditën e sotme gjatë aksionit ku një person me kapuç ka hapur derën e godinës së “Prestige Resort” me kaçavidë dhe mjete të ngjashme, duke e cilësuar atë si “patronazhisti i Ramës”.

“Hedhja e mikrofonit nga një person me kapuç, ai gjest është dora e Edi Ramës që i ka hyrë rrugës së krimit. Ai polic që e mori në mbrojtje atë duhet të jetë shembulli më i zi. Duhet të merren masa për këtë aktivizim të policisë në këtë ngjarje. Ai bandit me kapuç është fiks patronazhisti i Ramës”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb