Në emisionin “Open”News24, po diskutohet në lidhje me aksionin e paligjshëm të qeverisë për konfiskimin e “Prestige Resort”.

Analisti dhe pedagogu Ervis Iljazaj i ftuar në studio, tha se ‘pamjet më kanë lënë ndjesi të shëmtuar, sidomos kur ka të bëjë me pronën private’, teksa shtoi se ka koincidencë të rastësishme mes vijës editoriale të ‘Focus Media Group’ dhe sulmit të qeverisë.

“Pamjet të lënë ndjesi të shëmtuara, si shembja e para dhe kjo e sotmja. Në një konflikt mes privatit dhe shtetit, jam me privatin, aq më tepër kur bëhet fjalë për pronë private. Unë jam me pronën private. Sigurisht që ka një koincidencë të rastësishme mes vijës editoriale dhe sulmit të qeverisë. Nuk mund të sekuestrohet një pronë private. Kjo është A-ja e lirive ekonomike. Kushtëzohen liritë ekonomike dhe njerëzore nga policia dhe jo nga gjykata”, tha Iljazaj.

Ndërsa aktivisti Gent Bojaxhiu, tha se  ligji nuk po zbatohet në një linjë të njëtrajtshme dhe se kryeministri Edi Rama është duke u dhëne mesazh elitës së mediave.

“Në një vend ku ligji nuk zbatohet në linjë të njëtrajtshme për tu goditur… edhe në Tiranë ka godina pa leje. Për aq kohë sa kemi një shtet që godet selektivisht, motivi i tij është që ‘unë jam i fortë dhe do dënoj kë të më doja kokrra e qejfit’. Edhe DASH nuk merret me statusin ligjor, për mua është presion, një mesazh që kryeministri është duke i thënë një pjesë të elitës së mediave dhe biznese ‘nëse nuk kam i kënaqur nga ty, do ndërprisni çdo gjë’. Kjo është horror dhe shqetësuese. Mendoj se avokati duhet ta ndjekë procedura ligjore dhe votuesit ta ndëshkojnë me votë. Këto gjëra zgjidhjen me votën e shqiptarëve”, tha Bojaxhiu.

Endrit Shabani, i Nismës “Thurje, tha se Rama u ka hyrë edhe qytetarëve në shtëpi, si para viteve ’90 ku shteti merrte pronën private.

“Kjo i ndodh dhe qytetarëve të zakonshëm. Këtu nuk kemi të drejtën e pronës private. Si para viteve ’90 ku shteti ta merrte pronën. Mua më shqetëson mbrojtja e pronës private. Më kujtohet që gjatë pandemisë, policët i kishin sytë drejt Facebook-ut të Ramës. Në një autokraci, vullneti i monarkut është ligj, ndërsa në demokraci askush nuk qëndron para ligjit. U ka hyrë qyterëve në shtëpi. Kushtetua thotë që e drejta e pronës private është e garantuar dhe nëse merret për interes të së mirës publike duhet të dëmshpërblehet”, tha Shabani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb