Deputeti Dashnor Sula, nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama. I ndalur tek raporti i DASH, deputeti Sula tha se , raporti e tregoi qartë edhe presionin që është bërë ndaj mediave në vend.

Gjithashtu ai komentoi edhe konfiskimin e ‘Prestige Resort’, duke u shprehur se qeveria zhvillonte aktivitete  në këtë biznes, por sot nuk i ka ndalur sulmet

“Ne sot po diskutojmë lidhur me borxhin që po marrim sërish për ujësjellësit. Paratë që vijnë këtu duhet të përdoren sipas detyrimeve ligjore. E zeza mbi të bardha nga DASH është me raste specifike, unë si deputet ju them se më vjen turp kur shkruhet për Shqipërinë me emra konkretë siç është edhe rasti për mediat kur ju deri dje e respektonit , por tani doni ta sulmoni. Sa për fjalët pa leje, ku ishit ju më parë, sepse nuk u bënë në hënë. Përse i lejuat? Por kur grindeni me njëri-tjetrin dhe suleni për ta varfëruar dhe është turp që e përdorni kur u intereson. Boll me këtë hipokrizi, është e turpshme sjellja juaj. Tani për ujësjellësit, këtu është një gropë e zezë, është vendi i militantëve. Ujësjellësi i Peqinit, Belsh del me humbje sepse keni 3-fishuar numrin e punonjësve, të militantëve. Keni njerëz jashtë shtetit dhe marrin rrogë në qarkun e Elbasanit.

Gjithashtu deputeti Sula tha se përgjatë viteve të qeverisë Rama, patronazhistët janë punësuar në administrata.

“Jeni qeveria që përgjatë këtyre 10 viteve, administrata publike ka pasur  110 mijë të punësuar, por përgjatë 2022 keni punësuar 2 mijë e 36 persona, dhe numri i punësuar në shtet është mbi 100 mijë. Sektori i privat që duhet të punësojë me shumë ka pësuar një tkurrje. Pra shteti këtu në Shqipëri është punëdhënësi më i madh, në një kohë kur të gjithë këta të punësuar paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe këto persona janë militantët. Në Elbasan janë dhjetëra të punësuar me kontrata individuale, gjoja për shërbime në komunitetit? Ju pretendoni që çdo shërbim sot në administratë po bëhet online, ju rrisni të punësuarit. Ndaj ju jeni në rrugë kryekëput, jeni gabim. Mjafton të përmendet numri i të rinjve që ikin nga Shqipëria dhe kuptojmë edhe se si është situata në vend”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: