Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka reaguar pas konfiskimit të paligjshëm që iu bë sot “Prestige Resort”.

Agalliu shprehet se kur të sulmon shteti, kur të dhunon policia dhe kur vendimet e gjykatave nuk zbatohen, atëherë jetojmë në anarshi totale.

Sipas tij biznesi është gjëja më e ndershme në këtë vend dhe sipërmarrësit janë heronjtë e këtij vendi, pasi mbajnë buxhetin e shtetit,

“Kur biznesi goditet ke goditur themelet e tregut dhe pa treg nuk ka zhvillim e demokraci”, thotë ai.

Reagimi i plotë:

Kur të sulmon shteti, kur të dhunon policia dhe kur vendimet e gjykatave nuk zbatohen atëherë jetojmë në anarshi totale. Biznesi është gjëja më e ndershme në këtë vend, sipërmarrësit janë heronjtë e këtij vendi. Janë ata që punësojnë, janë ata që mbajnë buxhetin e shtetit, buxhet i shqyer nga abuzimi dhe korrupsioni. Kur biznesi goditet ke goditur themelet e tregut dhe pa treg nuk ka zhvillim e demokraci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb