Deputetja e PD, Dhurata Çupi, njëherësh dhe nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, e ka cilësuar konfiskimin e godinave të “Prestige Resort”, një sulm të hapur të qeverisë ndaj mediave të “Hysenbelliu Group”.

Ajo u shpreh se është e qartë ajo që qeveria po bën, duke u shprehur se ky sulm është dhe një sfidë që Edi Rama po i bën DASH dhe ndërkombëtarëve, duke injoruar raportin e publikuar pak ditë më parë prej tyre, ku përmendjen edhe shembja e paligjshme e “Prestige Resort” në muajin dhjetor.

“Është një aksion dhe sulm i pastër politik i qeverisë ndaj një mediaje të lirë, një media që po denoncon aferat dhe korrupsionin e qeverisë. Është shkelje e të drejtës së pronës. Nuk është thjeshtë një biznes, por një media që po denoncon korrupsionin e kësaj qeverie.

Si mund të sulmohet të paktën që nga muaji dhjetor, kur kemi parë pamjet e dhimbshme të godinës, sot sekuestrimin pa asnjë dokumentacione. Duhet pritur vendimi i Gjykatës.

Është sfidë ndaj DASH nga ana e qeverisë, madje dje kam pasur një bisedë telefonike më avokatin e Popullit që ajo të shikojë të gjithë dokumentacionin sesi po cënohen të drejtat e njeriut, të biznesit.

U bëj thirrje dhe institucioneve ndërkombëtare në vend që të reagojnë. Si mund të sulmohet një media e lirë?

Pa një vendim gjykate është totalit në cënim të parimeve për një proces të rregullt. Ne vendimin e qeverisë e kemi dërguar në GJK dhe pasi të dalë ky vendim atëherë të veprohet.

Është sulm i pastër politik në prag të fushatës”, tha ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb