Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga foltorja e Kuvendit foli për raportin e DASH, konfiskimin e ‘Prestige Resort’ dhe ushtrimin e presionit ndaj mediave të lira nga kryeministri Edi Rama.

Vokshi tha se ‘akti i djeshëm i Ramës ishte një metodë staliniste’ dhe se ‘Shqipëria mund të kthehet si Koreja e Veriut në mes të Evropës’.

Fjala e plotë e Vokshit:

Dua ta pranoj se u mahnita nga fjalët e zv. Kryeministres që më sollën ndër fjalimet kanë plenumet e Partisë Komuniste që i thurnin lavde diktatorit. Sigurisht që energjia është një sektor i rëndësishëm, siç ka qenë edhe për vjedhjet dhe korrupsionet në nivele të larta. Korrupsioni ishte një ndër problemet më të madha që ishte i parashtruar edhe nga DASH.

Çfarë thotë raporti? Mungesë e pavarësisë në media, korrupsione i përhapur. Media është jo e lirë, bizneset mbyllen me urdhër dhe tritol. Përmendet mbyllja me forcë e një ambient biznesi të një deputeti të opozitës. Raporti thekson disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë, akuzuan qeverinë për aplikim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike.

Në tetor IKMT dhe policia e shtetit mbyllën me forcë ambientet e biznesit të një deputeti të opozitës, gjoja duke përmendur lejen e ndërtimit, por deputeti është vënë në shënjestër pasi ka denoncuar zyrtarë të lartë të shtetit për korrupsion. Si asnjëherë më parë në raporte e DASH, sulmet ndaj bizneseve përmenden specifikash. Aty përmendet edhe shembja në dhjetor, me tritol e një hoteli nga inspektorati për mbrojtën e territorit duke përmendur që pronari ishte i disa mediave dhe bizneseve dhe se hoteli i tij u shkatërruar për të heshtur kritikat ndaj qeverisë. Prej kohësh PD ka denoncuar situatën alarmante të mediave në Shqipëri. A ka llogaridhënie dhe transparencë të mediave të lirë. Pa media nuk ka informacion të publikut dhe si pasojë nuk ka zgjedhje të lira. Media e lirë mbetet kusht i pa negociushëm për hapjen e negociatave. Për mediat dhe gazetarët kanë folur raportet dhe organizatat që trajtojnë lirinë dhe të drejtat. Kanë reaguar reporterët që kanë ngritur alarmin që në Shqipëri cenohet liria e medias dhe rruga drejt BE është më e gjatë. Sulmet nga qeveria dhe krimet e organizuara arritën në një nivel të paprecedent. Situata e lirisë së medias mbetet e rrezikuar. Shqipëria ka zbritur nga vendi 103 në 83, vetëm në vitin e fundit ka rënë me 20 vende. Gazetarët janë të rrezikuar. Raporti i KE ndalet në cenimin e lirisë së mediave. ‘Freedom Hosue ndalet gjatë në cenimin e mediave të lira. Kjo se Rama urren median e lirë dhe opozitën, ndaj i sulmon. Rama është kthyer në një diktator të mediave dhe kërkon ta kontrollojë. Parimi i tij është ‘atë që nuk  e blen dot e ten dera, e sulmon dhe padit’ Duke vepruar jo i shtet por si pushtet. Liria e shtypit po humbet terren ditë pas dite. Vetëm pak javë më parë këtu në këtë sallë, Rama u drejtua me nota kërcënuese drejtuesit të Syri.net. i kujtojmë organizata të lirisë së shtypit se para disa javësh u hodh ë erë prona e një botuesve në Shqipëri se media e tij ndryshoi linjën editoriale. Rama është kërcënimi i mediave, fjalës së lirë. Kujtojmë mbylljen e ‘Agon Channe’l që u kushtoi taksapaguesve 120 mln euro, pasi pronari fitoi gjyqin në Strasburg. Besoj se e njëjta gjë do të ndodhë dhe në rastin e ‘Prestige’, nëse reagimi nuk është i të gjithë qytetarëve, Shqipëria mund të kthehet në një Korë të Veriut në mes të Evropës. ‘O me mua, o kundër meje’, politika e Ramës si në rastin e ‘Pretige Resort’ është metodë stanilinte. Akti i djeshëm është kambanë alarmi që duhet të na zgjojë , që bëhet për të ndëshkuar median që nuk i bindet Ramës. A mund të konfiskojë qeveria pronën private? Në cilin vend të botës mund të vijë si banda pa urdhër, përveç të Ramës për konfiskim apo shembje pa pritur vendimin e Gjykatës dhe asnjë dokument. Jam ndodhur aty kur po tentohej të konfiskojë godina e Shehaj, asnjë dokumentacion , por kishin ardhur si bandë vetëm se Shehaj ka denoncuar raste korruptive. Akti i djë3shëm përbën një kërcënim për ne. Nuk bëhet fjalë se është ‘Prestige’ por është prona private e shqiptarëve. Sot nuk kemi siguri në ponë private, mund të vijë e të thotë ‘dil nga shtëpia, siç ka ndodhur në Astir. Sot është në rrezik fjala e lirë ndaj kam në thirrje për shqiptarët ‘të bëhemi bashkë, se mund të fitojmë mbi këtë bandë’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb