Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në emisionin “Open” në News24 foli për sulmin ndaj “Prestige Resort” si edhe raportin e DASH.

Meta u shpreh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa u shpreh se është një rrugë që po e çon drejt greminës.

“Sulmi ndaj Prestige, një akt shtazarak që nuk ka asnjë lidhje me shtetin dhe aq më tepër shtetin e të drejtës. Por edhe një shtet diktatorial ka procedura më ndryshe dhe persona me kapuç nuk hyjnë të bëjnë veprime të tilla. Por këto i bëjnë banditë, kundër pronës , jo vetëm të një njeriu, por të qindra punonjësve që mbajnë familjet. Është edhe një akt dëshpërues që erdhi edhe nga raporti i DASH që e dënoi shumë qartë sulmin ndaj “Prestige Resort” kohë më parë, si një sulm ndaj mediave të lira”, tha Meta.

Si shpjegohet që kryeministri i bën sfidë raportit të DASH?

Meta: Është kaq i dëshpëruar sa nuk di të kthehet mbrapa dhe në mënyrë të gabuar ecën drejt greminës që e ka zgjedhur me kokëfortësi. Kjo sjellje e tij në kundërshtim me çdo ligj shton përgjegjësinë e tij penale nesër. Jo vetëm të tij, por të gjitha veglave, pasi të gjithë e dinë kush janë njerëzit që po përdoren nga bandat e Rilindjes. Këtu bëhet fjalë për shkallmimin e garancive, sigurisë juridike në këtë vend të çdo qytetari shqiptar. Kur kjo ndodh ndaj një investitori të rregullt, pavarësisht pretendimeve që thonë. Këta thonë edhe Presidenca nuk i ka letrat në rregull, duan  të fusin frikën. Këta janë çmendur. Por ndëshkimi në 14 maj do të jetë i jashtëzakonshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: