Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një biznes në Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga vendngjarja.

Në video shihet se si nga shpërthimi është dëmtuar dera kryesore e mobilierisë, ndërsa kudo shihen hama të shpërndarë nga forca e shpërthimit.

Haxhiaj raporton se është pyetur administratori i firmës në lidhje me konfliktet që mund të ketë pasur.

“Më shumë duket si një kërcënim, si sinjal që është dashur të përcillet për pronarët.

Administratori është pyetur në lidhje me konfliktet që mund të ketë pasur, mbi një punonjës që mbase nuk është paguar apo borxhe.

Shpërthimi është dëgjuar nga banorët e zonës.

Mobilieria është në rrugën nacionale”, ka raportuar gazetarja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb