HIMARË

Një 31-vjeçar është proceduar nga policia në Himarë për shkatërrim prone, pasi i ka dëmtuar linjën e furnizimit me energji elektrike banesës së babait të tij.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin D. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Borsh-Himarë, pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi D. Gj., 63 vjeç, banues në Tiranë, se i ka dëmtuar linjën e furnizimit me energji elektrike të banesës që ka në fshatin Borsh-Himarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: