KURBIN

Një grua ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj pas një konflikti në Kurbin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burri është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi ka marrë plagë.

BalkanWeb mëson se çifti kanë pasur herë pas here konflikte të vazhdueshme teksa kanë dhe disa fëmijë. Në zonën ku ata banojnë në Kurbin ata njihen si persona konfliktualë.

Nga ana tjetër pavarësisht këtyre informacioneve, në Polici nuk ka pasur asnjë denoncim nga gruaja apo burri për dhunë në familje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb