Një person ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se është goditur me mjete prerëse nga dy bashkëfshatarë të tij, babë e bir. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjinaj të Hasit. Policia i ka vënë prangat dy personave, babë e bir, si autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sipas bluve, konflikti ka dyshime se ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që personi i plagosur ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë.

Ndërkaq i plagosuri u procedua penalisht pasi ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e autorit, e cila gjithashtu përfundoi në spital.

NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. B. dhe A. B. (babë e bir), banues në fshatin Gjinaj.

Në fshatin Gjinaj, shtetasit M. B. dhe A. B. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur me mjet të fortë, duke e plagosur rëndë shtetasin H. D., banues në fshatin Gjinaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.

 

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi H. D., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e shtetasit M. B., shtetasen F. B., e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb