Besnik Cani, ish-këshilltari ligjor i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u pa këtë të hënë në krah të Arta Markut.

Kjo e fundit mori pjesë në analizën e prokurorisë së Apelit të Durrësit. Gjasat janë që Cani të jetë ftuar nga ish-shefja e tij. Por a nuk është në konflikt interesi për sa kohë të martën KLP pritet të hapë garën për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues ku sigurisht Arta Marku do të shprehë interes?

Kujtojmë që në 5 janar 2018, Arta Marku e emëroi prokurorin Besnik Cani, si këshilltar të afërt në stafin e saj. Arta Marku dhe Besnik Cani kishin punuar bashkë më herët edhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ndërsa më 11 dhjetor 2018 Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb