29 ushtarë humbën jetën në një sulm të armatosur në kufirin e Nigerit me Burkina Fason.

Sipas lajmeve në shtypin lokal, mësohet se dje persona të paidentifikuar të armatosur kryen një sulm në bazën e Forcave G5 Sahel që ndodhet në zonën Tera në rajonin Tillaberi.

Sipas të dhënave paraprake në sulm kanë humbur jetën 29 ushtarë ndërsa në konfliktin e zhvilluar më pas u vranë 79 terroristë.
Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush. Edhe në sulmet terroriste më 2 dhe 6 nëntor në rajonin Tillaberi humbën jetën 80 persona, përfshirë 11 ushtarë.
Rajoni që nga viti 2017 ndodhet në objektivin e organizatave terroriste të vendosura në Mali.

Grupet terroriste të lidhura me Al-Kaedën dhe DEASH-in që veprojnë në vendin fqinj në Mali shpeshherë ndërmarrin sulme në Burkina Faso dhe Niger, sipas Anadolu Agency.
Edhe pse me Burkina Fason fqinji tjetër në Sahel kryen operacione të përbashkëta ushtarake, fuqia e grupeve terroriste të vendosura në Mali nuk është dobësuar.

Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të sulmeve terroriste në Niger në 3 vitet e fundit janë zhvendosur brenda vendit 313 mijë njerëz ndërsa 235 mijë të tjerë janë detyruar të strehohen në vendet fqinje.

Organizata Human Rights Watch (HRW) ka njoftuar se 420 civilë e kanë humbur jetën në 9 sulmet e kryera në kufirin e Nigerit me Malin dhe Burkina Fason nga janari deri në korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb