GRAMSH

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy fqinjëve në Gramsh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë marrë njoftim se në fshatin Shëmrizë të Njësisë Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve G.H. dhe H.A., (komshi me njëri tjetrin) dhe se shtetasi G.H. po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri shtetasin H.A.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin Genci Hazizi, 52 vjeç . Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: