BERAT

Një konflikt ka ndodhur në lagjen Uznovë të Beratit që ka çuar në dëmtimin e një 39-vjeçari. Policia ka arrestuar një prej autorëve K.K, 37 vjeç si dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.

I dëmtuari u godit në kokë nga autorët dhe është dërguar në spitalin rajonal të Beratit teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Dh. K., 39 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe P. K., 28 vjeç, pasi në lagjen Uznovë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur shtetasin M. N., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb