DURRËS

Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi plagosi me thikë dy sirianë. Policia njofton se autori Oligert Qama është nga Berati dhe sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj për BalkanWeb.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme teksa sirianët janë nën kujdesin e mjekëve në spital.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar.

Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb