GJIROKASTËR

Një konflikt në familje ka ndodhur në Përmet, ku është arrestuar një 52-vjeçar dhe proceduar një tjetër shtetas. Ngjarja ka ndodhur pasi shtetasi me iniciale P.N. ka dhunuar bashkëshorten e tij fizikisht dhe psikologjikisht. Më pas vëllai i gruas, Ç.M. ka ndërhyrë duke rrahur burrin e motrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestua në flagrancë shtetasin Ç. M., 52 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin P. N., banues në fshatin Kosinë, Përmet, pasi shtetasi P. N. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V. N., në ato momente ka ndërhyrë shtetasi Ç. M. (vëllai i shtetases V. N.), i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit, shtetasit P. N., duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb