Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga ndërhyrja e Policisë në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 4 u mobilizuan pas marrjes së njoftimit për një 68-vjeçar, i cili kishte hipur në tarracën e një objekti 4-katësh dhe kërcënonte se do të hidhej.

Falë ndërhyrjes së efektivëve, shtetasi Q. Z. u bind të zbresë dhe më pas u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se ai ndodhej nën efektin e alkoolit dhe se motivi i veprimit të tij lidhet me një konflikt familjar për ndarjen e pasurisë, çështje e cila është trajtuar më herët nga autoritetet dhe referuar në Prokurori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb