PASKUQAN

Një punonjës i Policisë së Burgjeve ka dëmtuar me tytën e armës së shërbimit një 39-vjeçari gjatë një konflikti në Paskuqan.

Policia informon se gjatë kësaj mbrëmje dy personat janë konfliktuar dhe polici i burgjeve ka nxjerrë armën por e ka goditur duke e dëmtuar lehtë me tytën e pistoletës.

I dëmtuari A.D, është larguar në shtëpi pas mjekimit, kurse polici është shoqëruar në komisariat.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kamzë,Tiranë/Informacion paraprak

 

Me datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.

 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mētejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit.

 

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb