TIRANË

Një konflikt pronësi ka lindur në zonën e Bllokut në Tiranë. Mësohet se përplasja është mes një biznes që ka marrë me qira vendin për shumë vite nga shteti dhe personave që pretendojnë se janë pronarë të tokës. Këta të fundit kanë bërë dy padi, një për të gjykuar çështjen në themel dhe një sigurim padie ku kanë kërkuar lirimin e pronës.

Por sigurimi i padisë është masë paraprake. Gazetari Klajdi Bolldi raportoi se gjykatësja e ka marrë vendimin për 24 orë dhe Përmbarimi me punonjës të policisë bashkiake kanë shkuar tek prona për të ekzekutuar vendimin dhe janë duke e prishur biznesin.

Qiramarrësit e kanë apeluar vendimin por gjykatësja Dhurata Balla nuk e ka çuar dosjen në sekretari që kjo e fundit t’ia çojë Apelit.

Ata mendojnë se vendimi i gjykatëses Dhurata Balla paravendos dhe çështjen që do gjykohet në themel në gjykatën e Tiranës.

Ndërkohë që përmbarimi ka hyrë në aksion për të prishur biznesin pa mbaruar çështja. Nga ana e biznesit ata apelojnë që të zgjidhet me drejtësi kjo çështje dhe gjykata të mos bllokojë dosjen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb