KOLONJË

Një konflikt për motive pronësie i nisur dy vite më parë ka degjeneruar në dhune fizike ndaj 76-vjeçarit, Ilo Mele, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Skorovot të Kolonjës.

Ky i fundit ka kontribuuar prej vitesh në fushën e arsimit, ndërsa ka mbajtur postin e zv.Dekanit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. At e bir, Adem dhe Gjergj Murataj goditen me sende të forta dhe plagosën rëndë në kokë 76-vjeçarin. Bashkëshortja e tij, Veronika Mele tregon konfliktin e përsëritur me at e bir për pronat e pretenduara.

Për bashkëshorten e 76-vjecarit, rruga ligjore është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e konfliktit. Ajo kërkon që autorët të marrin dënimin e merituar. Në një komunikim policia njoftoi se Adem dhe Gjergj Murataj, at e bir janë arrestuar në flagrance pasi goditen me sende të forta 76 vjeçarin, Ilo Mele.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb