TIRANË

Policia e Tiranës ka vënë një pranga autorin e plagosjes së një 45-vjeçari në kryeqytet.

Sipas informacioneve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht Argjir Dusha, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb